Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaratën e kryeministrit Kurti se nëse mbahen zgjedhjet “zhduket opozita”, e ka quajtur “metaforë simpatike”.
Daut Haradinaj deklaroi në “Pressing” në T7 se opozita është e thirrur me kërku zgjedhje dhe me kërku shkarkimin e kryeministrit.
“Këto janë metafora të tij, shumë simpatike. Opozita është duke e luajtur rolin e vet, secili objekt opozitar e ka për detyre me mbajt përgjegjës pushtetin edhe kryeministrin me theks të veçantë sepse roli i kryeministrit pothuajse është i gjithanshëm në jetën tonë. Mendoj se opozita ka performu jashtëzakonisht mirë nuk ka pas incident, përveç në Kuvendin e Kosovës. Mendoj që opozita është e thirrur me kërku zgjedhje, me kërku shkarkimin e kryeministrit, dhe ne si Aleancë e kemi nisur mocionin me bindje të mirë”, deklaroi ai
Sipas tij kryeministri Kurti është duke e humbur mazhorancën në Kuvend.
“I bëj thirrje deputetëve që mi dhënë përkrahje mocionit, por do të jeni dëshmitarë që z.Kurti është duke e humbur mazhorancën në parlament”, tha ai.
“E sheh a i kalon ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse sjelljet e qeverisë e kanë detyru opozitën mi bojkotu votimet”, u shpreh ai.