“KFOR kritik për sigurinë në Kosovë”, QUINT’i në Serbi falënderon Ristuccia’n për punën

by Nexhat

QUINT dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mirënjohje për komandantin e KFOR’it në Kosovë, Gjeneral Ristuccia.

Kështu, ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka shkruar për takimin me të. Aty ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.

banner

Në këtë takim KFOR’i ka potencuar se misioni i tyre për të ruajtur sigurinë në Kosovë mbeter kritike.

”Si QUINT+EU shprehëm mirënjohjen tonë për komandantin e @NATO_KFOR, Gjeneral Ristuccia, për punën e tij të shkëlqyer. KFOR-i mbetet një mision kritik për sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Gori.

Në Veri të Kosovës ka pasur situatë të tensionuar gjatë muajve të kaluar. Por bashkësia ndërkombëtare vazhdon të pohojë se në Veri nuk ka ndodhur deskalimi i plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy