Kurti adresoi kritika të ashpra ndaj Lajçak, Presidentja shihet duke biseduar me të në Nju Jork

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jospe Borrell. Po ashtu ajo ka postuar në Facebook një fotografi duke biseduar me Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçak është akuzuar ashpër të hënën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se i dërguari i BE-së pë dialogun “është koordinuar” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

banner

Krejt kjo pasi takimi i 14 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Kurti ka thënë se është vënë para një propozimi që rrezikonte të ardhmen e Kosovës.

E Kosovën në New York po e përfaqëson Vjosa Osmani e cila ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.

”Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.

Postimi i Presidentes Osmani

Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij.

Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy