Milani dominon në tërësi, por ndalet me barazim nga Newcastle United

by Nexhat

Milani dhe Newcastle United kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

banner

“Rossonerët” dominuan në tërësi në këtë përballje, nga fillimi deri në fundin e saj, por nuk ia dolën assesi të gjejnë rrugën për te goli – teksa vlen të theksohet paraqitje mbresëlënëse e portierit Nick Pope.

Të përzgjedhurit e Stefano Piolit regjistruan 25 tentime në total, prej tyre tetë goditje ishin drejt portës.

Në anën tjetër, skuadra angleze nuk është se shfaqi rrezik për portën e italianëve, përjashtuar një tentim të Sean Longstaff në fundin e ndeshjes, që ishte edhe goditje e vetme e regjistruar drejt portës kundërshtare.

Milani dhe Newcastle United tani kanë nga një pikë në Grupin F.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy