Operacioni “Ulpiana”, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar për një aksion që kanë zhvilluar sot në pesë lokacione nën dyshimet ndaj disa personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni  zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.”

IPK ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.

Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar  gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB  para të gatshme, dy pistoleta etj.

Veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënje ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy