Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar planin për rrugën “Rexhep Luci”.
Rama ka thënë se me mbylljen e kësaj rruge për qarkullimin e parkimin e veturave, synimi ishte që të promovohet mjedisi dhe që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra dhe hapësira për këmbësorët,
“Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut. Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Rama.
Postimi i kryetarit Rama
Një hap i madh drejt një mjedisi më të pastër dhe një qyteti më të qetë! 🚗🌿
Me mbylljen e rrugës “Rexhep Luci” për qarkullimin e parkimin e veturave patëm një synim të qartë: të promovojmë mjedisin, të sigurojmë më shumë hapësira të gjelbëra dhe të krijojmë një qytet më të përshtatshëm për të gjithë banorët dhe këmbësorët.
🌳 Çfarë do të sjellë kjo ndryshim?
Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut.
Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve
Donika Cetta