Disa probleme teknike të avionit me të cilin do të udhëtonin për në Portugali, ka bërë që të ndryshohet agjenda e ekipit italian.
Trajneri Rudi Garcia dhe Mario Rui nuk do të paraqiten në orarin e paraparë(17:45) në konferencën për shtyp para gazetarëve.
Siç ka raportuar mediumi italian “Sky Sport Italia”, lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit kanë pritur rreth dy orë që avioni i tyre të aterojë në aeroportin e Napolit.
Napoli do të jetë mysafir i ekipit portugez Braga në xhiron hapëse të grupit C për sezonin 2023/24.
Napolitanët vitin e kaluar arritën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nën urdhrat e Luciano Spallettit, por u eliminuan më pas nga Milan.
Kampioni në fuqi i Serie A momentalisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me vetëm shtatë pikë të tubuara pas katër xhirove të para.