22
Një person ka vdekur të hënën si pasojë e një aksidenti me traktor.
Sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime.
“Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.