Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai mban të njëjtin qëndrim me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
Është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të dënojë Rusinë dhe të mbështesë Ukrainën në kundërofensivë, tha ai.
“Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”, tha Stoltenberg për BBC.
“Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, por me mbështetjen e NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, Ukraina ka mundur të zmbrapsë forcat ruse”
Stoltenberg është gjithashtu dakord me Biden për marrëdhëniet me Kinën. Ai tha se Kina nuk ishte një kundërshtar i NATO-s, por marrëdhëniet e saj në rritje me Rusinë janë një arsye bindëse për ta mbajtur NATO-n të fortë.