Takimi me Borell dhe Presidentët e rajonit në Nju Jork, Osmani: Masat e BE’së s’i kontribuojnë avancimit të dialogut

by Nexhat

”Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut me Serbinë”, ka thënë të martën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Në drekën tradicionale, Osmani e ka takuar edhe Josep Borrellin, shefin e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Nën drejtimin e politikës së jashtme të BE-së nga Borrell, ky union ka vendosur masa ndaj Kosovës për shkak të situatës në Veriun e Kosovës muajve të fundit, ku sipas bashkësisë ndërkombëtare deeskalimi nuk është arritur akoma tërësisht.

E për këtë kanë një fajtor – Qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti. Ky i fundit ka hedhur kritika ndaj BE-së, sidomos ndaj emisarit për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak të cilin Kurti e ka akuzuar si “koordinues” me presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.

Pikërisht, të martën, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga New Yorku duke biseduar me Lajçakun, për të cilin Kurti është ankuar tashmë edhe në Uashington, Berlin, Paris e Romë.

Për këtë situatë është disktutuar edhe sot në SHBA. Në kumtesën e zyrës për media të presidencës citohet Osmani duke thënë se BE-ja duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat bashkërendojnë politikat me BE-në – në këtë rast, Kosovën.

“BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tutje, ajo ka deklaruar se Kosova është palë konstruktive në dialogun me Serbinë.

Por kjo nuk është duke e bindur akoma Brukselin që t’ia largojë masat Kosovës. Madje Borrell më 14 shkurt ka deklaruar se “Kurti refuzoi propozimin e BE-së”.

Për atë propozim, kryeministri i vendit ka thënë se “e ardhmja e Kosovës ishte në rrezik”.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, akuzon Borrellin dhe Lajçakun se “po e vënë në rrezik Kosovën”, madje thonë se propozimi i 14 shtatorit ka qenë i njëjë me atë që e ka propozuar Beogradi gjashtë muaj më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy