Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandër Martinoviq, është rehatuar edhe në institucionet e Serbisë që veprojnë ilegalisht në Kosovë.
Me këtë veprim Serbia po vazhdon avazin e vjetër, duke i rehatuar njerëz në institucionet ilegale që veprojnë në Kosovë.
Në një dokument që e ka siguruar RTKlive, shihet se Aleksandër Martinoviq, është emëruar nga Qeveria e Serbisë Këshillin e Universitetit Paralel Ilegal të Prishtinës (me seli në Mitrovicën e Veriut)
Ndryshe edhe përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë në vazhdimësi krahas pagave që kanë marrë nga institucionet e Kosovës janë angazhuar edhe në pozita të ndryshme në strukturat paralele të financuara nga Serbia.
Me këto veprime, Serbia po shkelë të gjitha marrëveshjet, obligimet që janë arritura vitet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.