Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mposhtur ekipin holandez, PSV Eindhoven me rezultat të thellë 4-0.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e parë të ndeshjes më saktësisht në minutën e tetë, nëpërmjet Bukayo Saka, i cili u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 1-0.
Ata nuk u ndalën pas këtij goli të shënuar dhe e gjetën rrugën e rrjetës përsëri kësaj radhe me Leandro Trossard, i cili me një goditje të fuqishmë në cepin e djathtë të portës kundërshtare arrin të shënojë për 2-0.
https://twitter.com/aviv_lavi/status/1704576962528698633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704576962528698633%7Ctwgr%5Ecc318223031d5622c7c55c79c2529d1c6c22ded8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-rikthehet-ne-ligen-e-kampioneve-fitore-mposht-psv-ne-rezultat-te-thelle%2F
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Gunners arrijnë të shënojnë për 3-0, kësaj radhe me brazilianin Gabriel Jesus, i cili shfrytëzon një asistim të bukur nga belgu Trossard.
Me këtë rezultat (3-0) përfundon edhe pjesa e parë e takimit.
https://twitter.com/SelecaoTalk/status/1704581698552254806?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704581698552254806%7Ctwgr%5Ecc318223031d5622c7c55c79c2529d1c6c22ded8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-rikthehet-ne-ligen-e-kampioneve-fitore-mposht-psv-ne-rezultat-te-thelle%2F
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin pothuajse të dorëzuar për shkak të rezultatit të lartë dhe Arsenali e pati kontrollin total të ndeshjes.
Fillimisht, Jesus pati një rast të artë shënimi në minutën e 62-të, por goditja e tij përfundon afër shtyllës së majtë të kundërshtarëve.
Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje, e shënoi kapiteni Martin Odegaard në minutën e 70-të të takimit, duke vulosur fitoren 4-0.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit,të dyja ekipet patën rastet e tyre për shënim por rezultati mbeti i paprekur dhe kështu Arsenal mori fitoren e parë pas më shumë se gjashtë vitesh mungesë në këtë garë.
