Begaj takon Escobarin: Shqipëria aleate e SHBA-së, kontribuon për paqen në rajon

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në New York, Gabriel Escobar.

Ai tha se Shqipëria është shtet aleat i SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i kontribuon paqes së përbashkët.

banner

“Kënaqësi të takohesha me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar. Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar Begaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy