Bernardo Silva i bashkohet listës së lojtarëve të lënduar tek Man City

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur shqetësimin e tij rreth situatës së krijuar në klub me lëndime, me Bernardo Silvan si lojtarin e fundit që i është bashkuar listës së të lënduarve gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Manchester City doli fitues me rezultat 3-1 në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdas, aty ku edhe mbeti i lënduar mesfushori portugez, i cili u detyrua të largohet nga fusha një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

banner

Mungesa e tij në fushë u vërejt shumë, teksa ai u zëvendësua nga prurja e re Jeremy Doku.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se Silva do të jetë jashtë fushave për disa javë.

https://twitter.com/TransfersRadar/status/1704459149155676646?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704459149155676646%7Ctwgr%5E36c002a7fd207bae6855bf99aa0082184f240825%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbernardo-silva-bashkohet-listes-se-lojtareve-te-lenduar-tek-man-city%2F

Humbja e Silvas, një figurë e rëndësishme në ekip, është një goditje e fortë për kampionin aktual të Anglisë dhe Evropës.

Jo shumë kohë më parë, ata humbën shkaku i lëndimeve edhe lojtar si Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Mateo Kovacic dhe John Stones.

“Ne jemi duke u përballur me një situatë të vështirë. Ky është realiteti i kësaj ndeshje, dhe ne duhet të pajtohemi me të. Me lojtarët që kemi këtu, ne do të vazhdojmë përpara. Për aq kohë sa e kemi këtë mentalitet, gjërat janë mirë”, ka thënë Guardiola.

Manchester City ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Nottingham Forest në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, teksa vazhdojnë të mbeten lider i tabelës me 15 pikë të grumbulluara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy