Një sërë shpërthimesh që janë dëgjuar në Krimenë e aneksuar nga rusët, janë vepër e forcave ukrainase, ka konfirmuar Shërbimi Sekret i Ukrainës.
“Mund të konfirmoj se ishin veprimet e forcave tona që kishin cak bazat ushtarake të pushtuesve”, tha Andrii Yusov, transmeton Telegrafi.
“Puna e inteligjencës dhe forcave të armatosura ukrainase po vazhdon në drejtim të objekteve ushtarake të pushtuesve në zonat e pushtuara përkohësisht, përfshirë urën e Krimesë”, shtoi zyrtari ukrainas.
“Qëllimi kryesor është çlirimi i Krimesë së Ukrainë. Në këtë fazë, pozicionet e armiqve duhet të dobësohen. Krimea akoma po përdoret si qendër logjistike, ku ndër tjerash për transportimin e forcave armike në pjesë tjera të Ukrainës. Me qëllim që të shkatërrojmë këtë qendër logjistike, po kryhen operacione në det, ujë dhe ajër”, u tha ndër tjera nga inteligjenca e Ukrainës.
E autoritetet e atjeshme që janë nën kontrollin e rusëve, kanë pezulluar trafikun mbi urën Kerch, kurse video të ndryshme shfaqin re të tymit të zi duke u ngritur në qiell.
https://twitter.com/officejjsmart/status/1704476879288422439?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704476879288422439%7Ctwgr%5E37046e2230093158300cc481f09b455406554004%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fe-konfirmojne-ukrainasit-ne-qendrojme-prapa-shperthimeve-te-sotme-ne-krime%2F