Hisen Berisha për Agim Idrizin: Ky ta fyen inteligjencën, në Speciale folke për një mëzat

by Nexhat

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur në Pressing të T7 edhe për dëshmitarin e hapur në Gjykatën Speciale, Agim Idrizi.

AI ka thënë se dëshmia e tregon sa seriozë janë dëshmitarët, duke thënë se Idrizi përmendi në Speciale një “mëzat” që ia kanë marrë.

”Me komentu është fyerje e inteligjencës, ky nuk është as dëshmitar. Ky thotë më aknë marrë një mëzat dhe një shuplak që ia ka dhënë dikush me drejtorin politik të UÇK-së”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se kjo tregon shumë edhe për numrin e madh të dëshmitarëve që nuk dalin publikisht.

”Ky është dëshmia më e mirë që numri i dëshmitarëve të shumtë, koha që do të shpenzohet për ta, edhe nëse marrin pjesë në seanca të mbyllura, kurgjo nuk është vlera e tyre”, ka thënë ai.

Berisha tha se ka dëshmitarë që kanë fituar letrat në perëndim duke akuzuar rrejshëm UÇK-në.

”Sot po të donim me verifiku ke njerëz që me dëshmi të rrejshme UÇK-ja po don me më vra ka fitu letra në perëndim e tash dëshmojnë”, ka thënë ai.

Më tutje, Berisha ka thënë se ai është ithtar që të dënohet çdo krim kur ka fakte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy