Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia duhet të pajtohet që kur kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër.
Kjo është pjesë e deklaratës së tij nga një intervistë e dhënë sot.
Pikërisht këtë deklaratë e ka shkëputur Lëvizja Vetëvendosje dhe e ka postuar si fotolajm.
“Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet të na pengojë kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare” është citati i shkëputur i Konjufcës e i postuar nga VV në faqen e saj të Facebook.
“Kjo është sjellja që duhet ta shohim prej Serbisë dhe pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës të gjejë një formë të asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik“, është pjesa përmbyllëse e citatit të postuar nga Vetëvendosje e i thënë nga Konjufca.