Hisen Berisha deputet i PDK-së dhe avokati Tomë Gashi janë përplasur në “Pressing” në T7 për krijimin e Gjykatës Speciale.
Avokati Tomë Gashi pohoi se OKB nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, pasi sipas tij e njëjta u formua me pretendimet se nëse nuk e bën Kosova do ta bëjë OKB.
“Me pretendimet e atëhershme që nëse na nuk e bëjmë Gjykatën Speciale e bën OKB-ja, është që OKB-ja e din që këtu luftë civile s’ka pas, ka pas luftë mbrojtëse në krye me UÇK-në, pastaj me NATO-n. Nuk kish mujt OKB-ja me formu një Gjykatë raciste, hajde po i gjykojmë veç shqiptarët e jo serbët”, tha ai.
Më pas ndërhyri në debat Hisen Berisha i cili tha se avokati Gashi po dëshiron “me kriju një diskurs publik se LDK dhe PDK e kanë marrë në qafë këtë vend”.
“Ma bre Tomë se je avokat e s’ta lejon statusi”, ia tha Berisha -Gashit.
“Mu ma lejon”, ia ktheu Gashi.
“Kuvendi veç ja ka dhanë mandatin, Gjykatës Speciale”, tha Berisha, duke i mbrojtur deputetët.
“Kjo është propagandë politike, po marre se ki status të avokatit. Kjo është politikë çka bane”, i tha deputeti Berisha, avokatit Gashi.