“Nuk jemi as të Berishës, as të Bardhit”, Salianji për situatën në PD: Basha ndihmon qeverinë, në Kukës kandidon me Ramën

by Nexhat

Deputeti Ervin Salianji, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për disa nga çështjet aktuale politike brenda Partisë Demokratik, mes të cilave edhe për debatin se kush është kreu i grupit parlamentar i PD.

Ai tha se kreu i grupit parlamentar i PD është Gazment Bardhi, pasi është zgjedhur nga shumica e deputetëve demokratëve.

“Nuk jemi të deputetë as të Sali Berishës as të Gazment Bardhit, por të Partisë Demokartike. Jemi në një tryezë për të koordinuar aksionin opozitar. E bëj këtë përcaktim për të treguar që jam me demokratët

Në kushtet kur në Kukës formacionet qeveritare janë bashkë. Nëse do të ishte kandidati i nxjerrë nga formacioni ndihmës qeveritar i Basha, do të ishte e përçarë. Fakti që kalkuluam që Basha dhe Rama duhet të jenë bashkë, ata po kandidojnë bashkë. Vetë Basha sot është qartësisht një formacion ndihmës qeveritar sa ruhet nga shteti dhe qeveria

Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD.

Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”, tha ai.

Nëse Kuvendi njeh Flutura Açkën si kryetaren e Grupit Parlamentar të PD?

“Ka disa gjëra që edhe logjika nuk i mban dot. Nëse krijon një grup të ri parlamentar me 7 deputetë, me një emër tjetër, atëherë është në rregull. Nuk e kam me zonjën Açka sepse kam respekt, por e kam me Bashën që krijon këto letra”, u përgjigj Salianji.

Si do të vazhdojë aksioni për Reformën Zgjedhore?

Ka një vit me dy bashkëkryetar, ka ndonjë produkt? Zero! Tani ne po them se për shkak se kjo nuk ka ecur deri tani, komisionin do ta rikompzojmë, dhe që e ka grupi parlamentar i PD të drejtën për ta propozuar. Tani del prapë me lista të hapura, sepse i intereson Ramës me prim. Pra këtu është interesi i Ramës. Pra jemi në këto kushte”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy