Paskal Milo: Rama duhet të kishte bërë debat të ashpër me Rusinë dhe jo “show”

by Nexhat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila u drejtua nga Shqipëria.

Ai tha se priste debate më të ashpra me argumente mes përfaqësuesit të Rusisë dhe kryeministrit Rama, pasi sipas tij, debati mes tyre i ngjate më tepër një “show”.

banner

“Unë prisja një debat më të ashpër. Një debat të ashpër, jo vetëm nga retorika, por nga argumentet. Të mos ishte thjesht një “show” i radhës, një debat i vënë në axhendën e diskutimit të Këshillit të Sigurimit dhe duhej bërë edhe kjo, por për rezultatet që do të sillte ky debat dhe për jehonën që do të kishte jo thjesht në Shqipërinë tonë”.

“Katundi ynë është i vogël në raport me botën dhe ne duhet të shikojmë se sa impakt pati ky debat në arenën ndërkombëtare. Sa e tërhoqi vëmendjen”, tha Paskal Milo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy