Sallahu: Opozita po përpiqet ta bllokojë Qeverinë me dërgimin e ligjeve në Kushtetuese

by Nexhat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se nëpërmjet dërgimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, opozita po përpiqet të bllokojë punën e Qeverisë.

Sipas Sallahut, opozita ka të drejtë t’i dërgojë për koment ligjet në Kushtetuese, por siç ka thënë ai në Konfrontin e KTV-së të mërkurën, ajo s’është e pakënaqur me ligjet por “është e pakënaqur pse po realizohet programi i Qeverisë”.

“Ju kanë mbetur edhe pak organe për t’i shfrytëzuar edhe unë pajtohem që është e drejtë demokratike edhe e opozitës t’i dërgojë në Kushtetuese ligjet. Ata kanë të drejtë t’i dërgojnë ligjet në Kushtetuese, problemi nuk është që këta janë të pakënaqur me ligjin, këta janë të pakënqur pse po realizohet programi i qeverise”, ka thënë Sallahu.

Ndërsa zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se dërgimi i ligjeve në Kushtetuese është e drejtë e partive opozitare.

“Po e përdorim Kushtetuesen sepse është e drejtë. Është mjet demokratik”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Lavdim Makshana nga IKD-ja ka thënë se mund të konsiderohen ndërhyrje në drejtësi deklarimet e pushtetit mbi punën e Gjykatës Kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy