Shkarkime në Ministri të Arsimit

by Nexhat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), sot ka marrë vendim për shkarkimin e tre udhëheqësve të disa degëve brenda këtij institucioni.

Drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, është shkarkuar nën arsyetimin se janë identifikuar parregullsi dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore sa i përket emërimit dhe kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës.

banner

Gashi është emëruar në këtë pozitë më 3 tetor të vitit 2016, ndërsa thuhet se Ligji e përcakton që mandati në këtë pozitë të jetë trevjeçar, njofton RTK.

Po ashtu sot është marrë vendim edhe për shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, dhe i cili është emëruar në këtë pozitë më 21 qershor të vitit 2012.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, sot ka marrë vendim për shkarkim të  drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj, i cili ka marrë detyrën më 15 dhjetor të vitit 2013, teksa thuhet se mandati i tij është 3-vjeçar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy