Zelenska në OKB: Na ndihmoni të shpëtojmë 19,000 fëmijë të rrëmbyer

by Merita

Një apel për të rikthyer fëmijët ukrainas të derguar me forcë në Rusi për t’u indoktrinuar dhe për t’u privuar nga identiteti i tyre kombëtar, iu drejtua udhëheqësve botërorë nga zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dje, Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas janë transferuar ose deportuar me forcë në Rusi ose në territoret e pushtuara.

Deri më tani janë rikthyer vetëm 386.

Në Rusi, “ata u thanë se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret,” tha Zelenska.

Sipas zonjës së parë të Ukrainës, më shumë se 500 fëmijë janë vrarë që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më shumë se një vit e gjysmë më parë, dhe qindra të tjerë janë gjymtuar ose plagosur.

Dhe autoritetet ukrainase po hetojnë gjithashtu më shumë se 230 raste të dhunës seksuale nga ushtarët rusë kundër civilëve, duke përfshirë 13 fëmijë. Në mesin e viktimave, shtoi ai, janë 12 vajza dhe një djalë, dhe më i vogli ishte vetëm katër vjeç në kohën e krimit.

“I bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe gjithë organizatës që të na ndihmojnë të shpëtojmë fëmijët ukrainas,” u lut Zelenska.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy