Befason Gjyshinca i LVV-së, përkrah opozitën për themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore

by informim

Deputeti i LVV-së Gazmend Gjyshinca ka befasuar me qëndrimin e tij, derisa në Kuvend po debatohet për kërkesën e LDK-së për formimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

Gjyshinca ka dalë pro formimit të këtij komisioni, derisa opozita po përplaset me pozitën, e cila po e kundërshton themelimin e tij.

banner

“Konsideroj që janë dy çështjet kryesore që duhet t’i trajtojmë për këtë pikë: e para, publiku ka të drejt ta dijë në detaje se çfarë ka ndodhur, qoftë nga gjyqësori ose legjislativi. E dyta, besoj se është në kuadër të punës së deputetëve që t’i shërbej interesit publik, duke shfrytëzuar mekanizmat të cilat garantohen me Kushtetutë. Prandaj në dritën e kësaj që thashë, për t’i shërbyer interesit publik, unë sot do ta përkrah formimin e këtij komisioni hetimor”, ka thënë Gjyshinca në seancën e Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy