Dy vjet nga vendimi për targat e përkohshme dhe barrikadat në veri

by Nexhat

Janë bërë dy vite kur serbët lokal të veriut të Kosovës kishin vendosur ta kundërshtojnë vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për targat e përkohshme. Dy pikat kufitare ishin bllokuar për më shumë se 10 ditë.

Pikërisht para dy viteve veturat që vinin nga Serbia, me vendim të Qeverisë së Kosovës ishin detyruar të vendosnin targa të përkohshme

banner

Jo stikera, siç aktualisht është, por detyroheshin të largonin të gjithë targën e ta zëvendësonin atë me targë të përkohshme.

Madje, pikërisht ishte ky vendimi i parë i Qeverisë Kurti që solli barrikada në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak.

Pos barrikadave, serbët edhe protestonin në afërsi të pikave kufitare kështu duke kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Situata e tillë me barrikada e me protestues kishte vazhduar deri më datën 2 tetor.

Largimin e tyre e kishte sjellë një takim ndërmjet delegacionit të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që ishin dakorduar për disa çështje.

Njëra ndër pikat e marrëveshjes ishte zëvendësimi i targave të përkohshme me stikera në targa.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka vepruar konform ligjit me këto vendime, pikërisht ato kanë qenë nisma e krisjes së raporteve me faktorin ndërkombëtar.

“Nëse bëjmë një analizë të dy vjetorit të fundit me analizimin e secilit veprim veç e veç e shohim që si emërues i përbashkët i këtyre ka qenë mos dakordimi me partnerët ndërkombëtar e që kjo i ka shkaktu shumë kok qarje madje duke e shndërruar vendin tonë si një nga akterët tensionues e që po mendoj që këto kanë qenë lëshimet e Qeverisë, pra moskoordinimi” , ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Valdet Hoxha.

Zbatimi i vendimit për stikera në tabela kishte filluar së implementuari me datë 4 tetor të vitit 2021 dhe po vazhdon akoma të jetë në zbatim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy