Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku po diskutohet për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervar shtetërore.
Gjatë prezantimit për themelimit të këtij komisioni hetimor parlamentar, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pati një përplasje të vogël me ministrat e kabinetit qeveritar, Albulena Haxhiu, Arben Vitia e Hajrullah Çeku.
Derisa ai po fliste siç duke ministrave nuk po u bënte përshtypje dhe po qeshnin,
“Boll u çaraveshtë qaty sepse jemi duke folur për çështje me rëndësi”, iu drejtua Gashi ministrave në fjalë.
Pastaj edhe kryeparlamentari Galuk Konjufca ua tërhoqi vëmendjen ministrave duke u kërkuar të mbajnë qetësi.