Haki Abazi në Kuvend: Armend Muja e Kusari-Lila janë më të korruptuarit në LVV

by informim

Deputeti Haki Abazi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të disa deputetëve të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja janë deputetët më të korruptuar të partisë në pushtet.

banner

Ai ka thënë se këta të dy, kanë qenë ndërtues të korrupsionit brenda institucioneve brenda 20 viteve.

Fjalimi i Abazit:

Jemi dëshmitar të një humbje kohe të një çështje që ka nevojë për hetim. Fakti që këtu gjithë grupi parlamentar është autorizuar me shkrime jashtë parlamentit, me lexu kundërshtimin e formimit të një komisioni hetimor, tregon që realisht po tentohet me u mbulu një temë që nëse nuk ka problem pse me u mbulu.

Parlamenti nuk mundet me kriju organe të tjera hetimore përveç komisioneve. Por, tradita vazhdon. As s’e pata ndërmend me polemizu po të mos përmendej komisioni hetimor për energji që është manipuluar për mos me dalë në pah ato që i përmendi z.Thaçi.

Hipokrizi totale, është manipulu komisioni hetimor për privatim të distribucionit të energjisë prej VV-së. Kjo është arsyeja që kam dhëën dorëheqje pasi është manipulu përbërja dhe raporti i komisionit.

Duhet të sqarohet a ka qenë personi fizik i certifikuar me siguri nga AKI-ja për me pas atë sekret shtetëror? Nëse nuk e ka pasur certifikatën, ka shkelje të sigurisë kombëtare sipas definimit të sekretit shtetëror. Nëse një furragji paska qenë në prioritet që z.Kurti me ia dhënë autorizimin, me bo import të rezervave, atëherë përgjegjësia bie mbi Kurtin.

Shumë me rëndësi është ku mbeti guximi i VV-së me u kthy në viktima sa herë keni nevojë, fjalimet e juaja janë viktimizuese. Kur konvenon sulmohet prokuroria e gjyqësia, e në anën tjetër thotë lërjani prokurorisë këtë punë. A është prokuroria që i kryen puntë, a nuk i kryen puntë?

Armend Muja është njeri më i korruptuar në grupin parlamentar, është me vepër penale për korrupsion të akreditimit të universiteteve. Nuk ndërtohet standardi me njerëz të korruptuar si Mimoza Kusari e Armend Muja. Kanë qenë ndërtuesit e korrupsionit e kriminalitet brenda institucionit për 20 vite.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy