Jusuf Thaçi tha se pas luftës Rusi-Ukrainë, vlera e Serbisë është rritur në sy të Perëndimit.
Ai tha se pak pas fillimit të kësaj lufte, SHBA dhe BE hoqi dorë nga njohja reciproke në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Pothuajse të gjithë kemi ra në grackën që me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, Kosova u vendos në pozicion më të favorshëm për shkak të dobësimit të Rusisë dhe shkauarjes së Serbisë krah Rusisë. Ka rezultuar që nuk është fare e vërtetë sepse Serbia ka ditë me luajt lojën shumë më mirë, ka ndodh e kundërta. U rritë vlera e Serbisë për Perëndimin dhe për pasojë kanë fillu edhe konsesionet, viktima e konsesioneve është Kosova”, tha Thaçi në Pressing, .
“Pas pak fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, Perëndimi (SHBA dhe BE), kanë heq dorë nga çështja më esenciale dhe më e rëndësishme që ka qenë njohja reciproke që deri atëherë ishte kërkesë eksplicite, fillimisht e SHBA-së pastaj e disa shteteve si Gjermania, e të ngjashme të fuqishme”, u shpreh ai.
Kjo sjellje, sipas tij “në fund u bë qëndrim zyrtar i BE-së”.
“Me fillimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi hoqi dorë nga kjo kërkesë që është gjëja më e rëndëssihmë për Kosovën në procesin e Dialogut”, shtoi ai.