Konfirmohet lista e 24 bashkëpunëtorëve profesionalë, që do t’u bashkohen gjykatave

by informim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 315-të të mbajtur të enjten, ka konfirmuar listën përfundimtare të 24 bashkëpunëtorëve profesionalë që do t’u bashkohen gjykatave të Republikës së Kosovës.

Pas prezantimit të raportit, anëtarët e Këshillit kanë miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të suksesshëm që do t’u bashkohen gjykatave.

banner

Si datë për fillimin e punës së bashkëpunëtoreve të rinj në gjykata, është vendosur të jetë 1 tetori 2023.

Kujtojmë që konkursi për 36 pozita të bashkëpunëtorëve profesionalë nga KGJK-ja ishte shpallur në maj të vitit 2023.

Mirëpo, edhe pse konkursi kishte qenë i shpallur për 36 kandidatë, vetëm 24 pozita kanë arritur të përmbushen në fund të konkursit, pasi kandidatët e tjerë nuk kanë arritur t’i marrin pikët e mjaftueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy