Kosova në konkurrencën e femrave grumbullohet në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

by Nexhat

Kosova në konkurrencën e femrave është grumbulluar sot në Plovdiv të Bullgarisë, ku më 26 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Kjo garë për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave.

banner

Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dardanet nesër do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare.

Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy