Maliqi për sulmet ndaj Lajçakut: Këtë shoqni e ka kapë njëfarë paralize, s’po di as çka me mëndu

by Nexhat

Agon Maliqi, analist, ka folur në Presisng të T7 për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se shoqërinë kosovare e ka kapur një “paralize”, duke komentuar sulmet virutale ndaj Miroslav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

banner

Më tutje, Maliqi tha se dobësia më e madhe e Qeverisë Kurti “është paranoja”, sipas tij është krijuar bindja që “perëndimi po i bën keq Kosovën”.

Maliqi vazhdoi duke thënë se një mendësi e tillë po gëzon përkrahje të madhe në Kosovë, duke shtuar se “ndjehet pakicë”.

”Nuk e di ku është interesi i pushtetit dhe atyre që e mbështesin me thënë punët janë mirë, kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet sot. Problemi fillon me sundimin e kësaj mendësie që dorën në zemër ka përkrahje të madhe në Kosovë. Në Kosovë sundon një mendësi e paranojës, kjo është dobësia më e madhe e kësaj elite politike, nëse e qeverive të kaluara ka qenë korrupsioni, sot është paranoja”, ka thënë Maliqi.

Teksa elaboronte situatën, Maliqi mori një shembull duke e përshkruar raportin e Kosovës me aletatët perëndimorë, tha është njëjtë sikur “kur referi në futboll jep penallti dhe futbollisti grindet me gjyqtarin se pse nuk e dha edhe karton të kuq për kundërshtarin”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy