Mjekët ia shpëtojnë jetën 37-vjeçares nga Gjakova, gëlltiti një kurorë dhëmbësh

by informim

Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë ia kanë shpëtuar jetën pacientes A.D., 37-vjeçare, nga Gjakova, pasi kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh gjatë ndërhyrjes stomatologjike te stomatologu.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

banner

“Kurora e dhëmbëve pacientes i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke bërë që t’i keqësohet gjendja shëndetësore dhe duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy