Mulla Qosja !

by Nexhat

Lexojeni ju lutem si akademik Rexhep Qosja thërret për mosdurim fetar dhe veçim

Nga: LIS BUKUROCA

Një akademik normal do të mburrej me tolerancën fetare dhe do të thoshte,

sikur edhe të krishterët të mbanin me respekt imazhe të personaliteteve myslimane,

bota do të kishte më shumë paqe,

më shumë dashuri

më shumë drejtësi

dhe më pak paragjykime!

Jo, ai nuk kërkon ndërveprim,

respekt të ndërsjellë dhe bashkëveprim,

jo ai kërkon ndarje,

barrikadim,

distancim,

madje edhe i manipulon duke thënë:

“…në selinë e presidentëve që kanë lindur dhe janë rritur si pjesëtarë të besimit mysliman…”!

Çdo njeri i paarsimuar e di,

se foshnja nuk lindet me besim fetar,

se foshnja nuk lindet as me gjuhë,

as me kulturë,

as me identitet,

por thjeshtë lindet njeri…

Citat

“… Çka duan ato fotografi (Nënës Terezë dhe të Papa Gjon Palit) në selinë e presidentëve që kanë lindur dhe janë rritur si pjesëtarë të besimit mysliman, që janë zgjedhur prej votuesve numri më i madh i të cilëve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe festën e bajramit? ” Rexhep Qosja

Pastaj vazhdon thua se po flet Bin Laden:

“…çka do fotografia e Atit të Shenjtë në selinë e një partie 99 për qind e anëtarëve të së cilës janë, pra, të besimit mysliman dhe i falen një profeti tjetër? “

99% nuk do ta thoshte një njeri i paarsimuar,

sepse ai do ta dinte se ka edhe ateistë,

se ka edhe jopraktikues të fesë dhe me numër të tillë merret njeriu vetëm kur dëshiron të manipulojë!

Kur e lexon një i huaj atë mendim,

mendon se jemi shoqëri teokratike si në Arabi Saudite apo si në Iran.

Jean-Jacques Rousseau,

Voltaire,

David Hume,

Immanuel Kant,

nuk do të kishin mundur kurrë të merrnin me mend se 300 vite pas nismës së iluminizmit do të shfaqet një akademik ateist, që do të bënte apele të tilla, si një imam radikal!

Edhe atë nga akademiku që adhuron ateistin Enver Hoxha.

Gjon Pali ka ndihmuar Rugovën për t’u kuptuar nga Perëndimi, e ka ndihmuar të krijojë kontakte, i ka rritur imazhin e tolerancës Kosovës dhe qytetarëve,

kurse Nënë Tereza ishte krenaria jonë shqiptare…

Ajo ishte shqiptare,

neve nuk na interesonte besimi,

por në Perëndim në protesta merrnim me vete edhe fotografi të saj.

Ne nuk i ndanim shqiptarë në fe si ti sot!

Ne i besonim shqiptarisë, jo si beson ti se besonim ne! Ti para lufte predikoje ateizmin!

Ne krenoheshim me humanizmin e saj,

me personalitetin,

jo me besimin fetar.

Ne nuk ishim fetar 99%!

Ne ishim shqiptarë, sigurisht jo 99%. Ndoshta më pak!

LDK nuk ishte parti fetare, por parti qytetare demokratike!

Pse nuk i thoshe para çlirimit Rugovës,

shko Rugovë e lutu te një kryetar i një bashkësie islame dhe do të na kishin ndihmuar më shpejtë? Meqenëse paskan qenë 99%!?

Po ndalem,

nuk po vazhdoj me analizë se ndiej keqardhje të madhe kur shoh një akademik që logjikon si Bin Laden,

një akademiku, të cilit si student i besoja më shumë se zotit, e tani ? Tani ndiej vetëm keqardhje, keqardhje të madhe, dhe zhgënjim me luftuesin e iluminizmit!

(Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy