Në aksionin e koduar “Armagedon” të realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, është arrestuar një grup më i madh pedofilësh, objektivi i të cilëve ishin fëmijët nga mosha tre deri në 14 vjeç.
Aksioni po zhvillohet në territorin e Serbisë dhe siç raporton Telegraf.rs janë arrestuar një grup i madh pedofilësh të cilët duke keqpërdorur internetin kanë kryer vepra penale në dëm të vajzave dhe djemve.
Mes viktimave ka fëmijë nga mosha tre deri në 14 vjeç.
Aksioni është kryer nga anëtarët e Drejtorisë për Teknologji, Shërbimit për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë për VTK.