Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju Jork, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.
“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1704752320989499801?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704752320989499801%7Ctwgr%5Ef7aa90a849c7e92bb5aadbf6ad672fde92a966dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fosmani-dore-per-dore-me-biden-del-fotografia-nga-pritja-presidenciale-ne-nju-jork%2F
Osmani udhëtoi të dielën për në Nju Jork, ku pati takime me liderë botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidentja është ftuar që të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden