Osmani merr garanci të fuqishme nga Bideni për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës

by informim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Presidenca ka njoftuar se në një bashkëbisedim të ngrohtë me presidentin Biden, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-në.

banner

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja po ashtu pati mundësinë ta njoftojë presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se pas këtij bashkëbisedimi, presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanci të fuqishme nga presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

Osmani ka falënderuar presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e jep SHBA-ja për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy