Osmani takohet me presidentin e Letonisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve

by informim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkëviës në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe Letonisë, të cilat kanë themelet në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik.

Përveç kësaj në takim u diskutua edhe për edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkëviës për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy