Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se pavarësisht vdekjes Krasniqi mbetet i përjetshëm me kujtimin dhe kontributin e tij për lirinë.
“Veprimtaria e kolonelit është mbështetur mbi trashëgiminë e babait, të tij, i cili gjithashtu ishte një luftëtar për lirinë e kombit.Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti dhe qindra heronj, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tij”, thuhet në letrën e përkujtimit.
Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e presidentes Osmani:
”25 vite më parë, nga një vrasje tinëzare në Tiranë, e fitoi përjetësinë kolonel Ahmet Krasniqi.
Kolonelin e vranë, porse jo lirinë, idealin, ëndrrën dhe angazhimin e përjetshëm të tij.
Për kolonelin ka kush të shkruaj sot e përjetë, sepse ai është historia jonë, ai është historia e shtetit të Kosovës.
Veprimtaria e kolonelit është mbështetur mbi trashëgiminë e babait, të tij, i cili gjithashtu ishte një luftëtar për lirinë e kombit.
Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti dhe qindra heronj, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tij.
Liria e Kosovës do të ketë më shumë kuptim kur borxhin ndaj kolonelit do ta përmbushim duke zbardhur vrasjen e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”.