Rrahmani: Nuk ka vota për Kodin Civil, nuk vjen fare në Kuvend këtë mandat

by Nexhat

Projektligji për Kodin Civil, specifikisht pjesa për regjistrimin civil në mes të personave të gjinisë së njëjtë, ka shfaqur vazhdimisht polemika te deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Rrahmani tha se projektligji për Kodin Civil nuk mund të kalojë këtë mandat, madje nuk do të sillet fare në Kuvend.

“E drejta mundet me u votu prej atyre që e kanë agjendë, në këtë pikë kam pasur deklaratë para se të bëhem deputet, kam qenë konstant kundër. Edhe sikur opozita ta mbështesë, nuk kalon ky ligj, edhe nuk vjen hiç në Kuvend këtë mandat sepse nuk ka vota”, tha Rrahmani në Debat Plus, teksa debatoi me Imer Mushkolajn.

“A po gëzohesh ti?”, ishte pyetja e menjëhershme e Mushkolajt drejtuar Rrahmanit.

“Natyrisht”, u përgjigj deputeti Rrahmani.

“Shqetësuese, një deputet shfaq hare dhe gëzim që një ligj nuk vjen në Kuvend”, vazhdoi të thotë Mushkolaj.

Sipas Rrahmanit, rreth 80% e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë me bindje kundër këtij neni të kodit civil.

“Për shkak nuk ka, me bindje janë me 80% të deputetëve kundër, nuk e kanë vullnet këtë çështje, e votojnë për shkak të kërkesave të Qeverisë dhe mënyrës se si e shohin, por bindjet janë se 80% të deputetëve kanë bindje tjetër. AAK publikisht është kundër Kodit Civil për martesat e gjinisë së njëjtë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy