Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti nuk është dashur t’i drejtojë kritika ndërmjetësit evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçakut publikisht, por një gjë të tillë t’ia thotë në takim të mbyllur.

Tahiri tha se kritikat e Kurtit ndaj Lajçakut nëpër konferenca për medie u bënë për t’ua marrë zemrat militantëve, të cilët, siç i quajti ajo, janë verbuar dhe nuk e shohin që është bërë marrëveshje pa njohje.

banner

“Edhe Kurti u dashtë të ulet vetë me Lajçakun, nuk ka nevojë nëpër medie, të ulet dhe t’ia thotë krejt vërejtjet dhe jo mos të bëhet nëpër konferenca për shtyp. Por kjo ishte krejt populizëm, me ua marrë zemrat këtyre që janë verbu, që nuk shohin që është bërë marrëveshje pa njohje dhe nuk e gjen një njeri të VV-së që e pranon që ka pas dështim të madh. Në këtë situatë Kurti duhet të rivlerësojë ecjet e veta, fundja, ai mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin. Kosova po dëmtohet, për këtë duhet të mendoj, por nuk po e shoh që ka prirje, prandaj po kërkoj unitet, së paku në këtë fazë”, tha Tahiri.

Ajo e tregoi një situatë të tillë kur ishte në krye të negociatave me Serbinë, ku tha se në vend të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, Serbia kishte filluar të flas për veriun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy