27
Pas një debati disaorësh, Kuvendi i Kosovës ka themeluar sot Komisionin Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.
Nga 75 deputetë sa kanë qenë në seancë, 69 ishin për, një kundër dhe 6 abstenuan.
Themelimi i këtij komisioni ka qenë kërkesë e LDK-së.
Kuvendi pas themelimit të këtij komisioni ka ndërprerë punimet deri në seancën e radhës, e cila do të mbahet javën e ardhshme.