Vuçiq i ankohet Emirateve të Bashkuara Arabe, siç pretendon për “dhunën” që po iu bëhet serbëve në Kosovë

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është ankuar e viktimizuar ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan, në New York.

Vuciq thotë se i ka treguar atij për siç pretendon dhunën e ushtruar ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

banner

Këto ankesa Vuçiq i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në një pritje të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të OKB-së në Neë York.

“Kemi shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme në agjendën e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe e kam njoftuar Shejh Abdul në detaje për dhunën që ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë. I kam bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe që të përdorin ndikimin dhe angazhimin e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen dhe mbijetesën e popullit tonë në vatrat e tyre shekullore”, tha Vuçiç në Instagram.

Vuçiq shtoi se i kërkoi Sheikh al-Nahyan që t’i përcjellë përshëndetjet e ngrohta dhe shprehjet e mirënjohjes së thellë Presidentit të Emirateve, Sheikh Muhammad bin Zayed al-Nahyan, me shpresën se ai do të vizitojë sërish Serbinë.

“E përsërita se jam veçanërisht krenar për miqësinë tonë, si dhe për faktin se një nga liderët më me ndikim botëror e konsideron vendin tonë një partner të rëndësishëm dhe se ai personalisht i kushton vëmendje të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy