Zjarri i madh në Lipjan, policia jep informacione se çfarë ndodhi

by Nexhat

Dy objekte dhe dy serra janë përfshirë nga zjarri në Lipjan. Për shkak të tymit një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se zjarrfikësit janë duke vazhduar punën për lokalizimin e zjarrit.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës”, tha Ahmeti

Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit, u shpreh ajo.

Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit, u shpreh ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy