49
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takime të ndryshme gjatë pjesëmarrjes së tij në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mes takimeve kanë qenë dhe ato me presidentët nga Kenia, Botsvana dhe Sudani i Jugut ku iu kërkoi tre homologëve të tij që ta njohin Kosovën, shkruan Euronews.
Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve përkatëse, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.