Dosja për Shqipërinë/ Pranimi i fajësisë nga McGonigal, Departamenti Amerikan i Drejtësisë: Ja sa vite burg rrezikon

by Nexhat

Departamenti i Amerikan i Drejtësisë bën me dije se Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e tij të pajustifikuar të shumës prej 225,000 dollarë “nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë”.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, e cila caktoi seancën e radhës për dhënien e vendimit më 16 shkurt 2024.

banner

“Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja.

Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga individi dhe udhëtoi jashtë vendit me individin dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhet në njoftim zyrtar.

Për këtë akuzë, parashikohet dënim deri në pesë vjet burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy