Femrat: Kosova grumbullohet në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve 

by informim

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar dje (e enjte) në Plovdiv të Bullgarisë, ku më 26 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave.

Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dardanet sot (e premte) do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare. Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv.

banner
Image
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy