KFOR: Kontingjenti italian dhuron pajisje për higjienën e objekteve shëndetësore

by engel

Dje më 21 shtator 2023, në komunën e Deçanit, kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it përfundoi një projekt të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), i cili konsiston në dhurimin e pajisjeve për pastrimin dhe higjienën e objektet e kujdesit shëndetësor, njofton Zyra për shtyp e Komandës rajonale perëndimore të KFOR-it.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Qendrës Shëndetësore të Deçanit, synon të forcojë kapacitetet e qendrës mjekësore, duke pajisur objektet e kujdesit shëndetësor me pajisje moderne që plotësojnë nevojat e popullatës në lidhje me parandalimin dhe shërimin.

banner

Donacioni bën pjesë te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve në Kosovë që kontingjenti italian i zhvillon në baza gjashtëmujore.

“Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy