Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer për vite të tëra në Gardën e Iowas, e që për pak kohë ka shërbyer edhe në Kosovë, ka thënë se Kosova sot do të ishte ndryshe nëse s’do të kishin qenë luftëtarët si Fehmi Lladrovci.
Këtë koment Jacobus e ka bërë në platformën “X” ku është rikujtuar një deklaratë e Fehmi Lladrovcit me rastin e 25 vjetori të vrasjes së tij nga forcat serbe.
Ushtaraku amerikan ka thënë se ishte dashur kohë, durim dhe sakrifica që NATO ta njihte Millosheviqin për atë që ishte dhe të merrte vendimin për bombardim.
“Po të mos ishin luftëtarët, si Fehmi Lladrovci, Kosova do të ishte ndryshe nga sot. U desh kohë, durim dhe sakrifica që NATO-ja të njihte Molosheviçin për atë që ishte dhe të merrte vendimin për të ndërmarrë veprime. Përshëndetje ata që krijuan një themel ndërtimi për Kosovën”, ka shkruar Jacobus
25 years ago today, Fehmi Lladrovci fell heroically while fighting for freedom against Milosevic's genocidal regime.
— Admirim (@admirim) September 22, 2023
When the BBC asked him, 'Would you die for Kosovo?'
He replied, 'Absolutely. It is my biggest wish. Freedom is dearer than life.'pic.twitter.com/6scfKYHoJV