Një lajm i mirë ka arritur në Valdebebas. Vinicius Junior dhe Arda Guler tashmë janë duke u stërvitur me grupin e lojtarëve të Real Madridit.
Seanca e mëngjesit të së premtes u karakterizua nga mungesa e Dani Carvajal dhe Jude Bellingham, por mbi të gjitha nga prania e brazilianit dhe turkut.
Të dy lojtarët tashmë ishin stërvitur vetëm, por mëngjesin e sotëm ata u panë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve.
Megjithatë, nuk ka gjasa që ata të luajnë ndonjë minutë kundër Atltico Madridit, pasi Los Blancos nuk duan të rrezikojnë me ta.
https://twitter.com/theMadridZone/status/1705175539332387000?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705175539332387000%7Ctwgr%5E336f43ef59dace2ba1ee63bba58bc8afd3032b7f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flajm-mire-per-real-madridin-vinicius-jr-dhe-arda-guler-kthehen-ne-stervitje-grupin%2F
Një shenjë e mirë
“Jam mirë, por kam ende pak kohë për t’u rikthyer”, ka thënë Vinicius jr dje në eventin e prezantimit të EA Sports FC 24.
Lojtari nga Rio u lëndua në ndeshjen e javës së tretë kundër Celta de Vigo. Që nga ai moment, ai po punonte për të arritur derbin, por edhe pse tashmë po stërvitet me grupin, mjekët duan të jenë të kujdesshëm me të.
https://twitter.com/realmadrid/status/1705178879525020091?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705178879525020091%7Ctwgr%5E336f43ef59dace2ba1ee63bba58bc8afd3032b7f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flajm-mire-per-real-madridin-vinicius-jr-dhe-arda-guler-kthehen-ne-stervitje-grupin%2F
Metodë që do të ndjekin edhe me Arda Gulerin. Lojtari i ri i Los Blancos është rikuperuar nga dëmtimi i meniskut që e detyroi të operohej.
Rikthimi i tij në stërvitje ishte planifikuar për të hënën, por përfundoi duke ardhur më herët. Edhe pse debutimi i tij me Real Madridin do të duhet të presë.