Ministria e Financave lanson Programin për reforma në ekonomi

by informim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

“Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian, ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës 2024-2026”, ka njoftuar Ministria e Financave.

banner

Ministria e Financave ka njoftuar se ky program, përfaqëson edhe nivelin më të lartë të angazhimit mes BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë respektivisht në pjesëmarrjen e këtyre të fundit në procedurat e koordinimit të politikave Ekonomike me Bashkimin Evropian.

“Programi është i përbërë nga 3 fusha dhe 12 nën-fusha të përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë: Konkurrueshmëria, Qëndrueshmëria dhe Kapitali Njerëzor”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash në njoftimin e ministrisë thuhet se “zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është tejet i rëndësishëm në përmirësimin e konkurrencës, krijimin e vendeve të punës, gjithëpërfshirjen sociale, si dhe përmbushjen e kritereve ekonomike gjatë procesit të anëtarësimit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy